LDK pro themelimit të dy komisioneve hetimore per energji

LDK do ta mbështesë themelimin e dy komisioneve hetimore për energji, por fillimisht atë të propozuar nga PDK

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se si parti opozitare do ta përkrahë themelimin e dy komisioneve hetimore për energji.

Kjo, pas dërgimit të 40 nënshkrimeve për formimin e Komisionit Hetimor për Energji nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ndryshe nga kërkesa e opozitës, mazhoranca do të përfshijë zgjerimin e hetimeve për sektorin e energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale.

Ai për RTV Dukagjini, ka theksuar se është e çuditshme se si pushteti kërkon themelimin e komisionit hetimor.

“Së pari duhet të formohet komisioni hetimor i kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj komisioni hetimor parlamentar i kërkuar nga pushteti, që është e pazakontë që pushteti të kërkojë komision hetimor parlamentar, sepse i ka mekanizmat e shtetit, i ka policinë, prokurorinë, gjykatat të cilat mund të bëjnë hetim kriminal”, është shprehur Gashi.

Shef i GP i LDK-së, Arben Gashi

Ai ka shtruar pyetje drejt LVV-së, se përse po kufizohen në datën e pavarësisë dhe nuk po e bëjnë një gjë të tillë që nga data e çlirimit të Kosovës.

Gashi ka thënë se është e drejtë e tyre të mendojnë se cila do të jetë fusha e veprimit të komisionit.

“Raporti që nxjerret prej komisionit hetimor parlamentar shkon në prokurori, ndërkohë që pushteti mundet menjëherë të bëjë hetim kriminal në sektorin me energjinë që prej shpalljes së pavarësisë. Pse prej shpalljes së pavarësisë? Le ta bëjnë prej çlirimit të Kosovës, shtoi ai.

Megjithatë, ai ka theksuar se në princip LDK si parti opozitare do t’i përkrahë të dy komisionet.

“Nuk kemi kërkesë formale ende vetëm aq sa kam parë në media mundem të them se të dyja komisionet hetimore parlamentare mund të formohen”.

Ndryshe, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se komisioni i propozuar nga ta do të jetë ndryshe nga ai i opozitës.

Sipas saj, ky komision përveç pikave të kërkuara nga opozita, do të përfshijë hetimin e sektorit të energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në ditët e sotme.

“Do të prezantojmë propozimin tonë për zgjerim të spektrit të hetimit parlamentar, duke përfshirë edhe pikat që i ka propozuar tashmë opozita. Me dyzet nënshkrime të grupit parlamentar do të dorëzojmë këtë kërkesë që të mundësojmë formimin e komisionit hetimor parlamentar. Ne jemi të interesuar në zbardhjen e të gjitha fakteve që lidhen me vendimmarrjen me sektorin e energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale, dhe një propozim të tillë do të dorëzojmë (sot) në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ajo.

Kusari theksoi se kërkesa e opozitës për formimin e komisionit hetimor parlamentar në formën aktuale, është e pamundur të bëhet.

Ndërkaq, të enjten e 28 prillit do të mbahet seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës, ku pritet që në rend të ditës të hyjë edhe themelimi i Komiisonit Hetimor për Energji.

Vetëvendosje dorëzon në Kuvend 40 nënshkrimet për themelimin e komisionit për energji

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika