Leci kritikon gjyqtarët: Nuk ndalet dielli me dal Dukagjini çdo vit në Evropë

Trajneri dhe analisti i futbollit, Liridon Leci, ka pretenduar se gjyqtarët i japin kahje pak më ndryshe në ndeshjet e Dukagjinit

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini po diskutohet rreth rasteve diskutabile javëve të fundit në Superligën e Kosovës.

Leci i ka cilësuar gabime amatoreske të gjyqtarëve, vendimet e tyre në të mirë të Dukagjinit.

“Gjithmonë te Dukagjini ka probleme, interesant. Gjithmonë sikur i japin kahje pak ndryshe, nuk domethënë vetëm Dukagjini çdo vit me dalë në Evropë se nuk ndalet dielli me dal Dukagjini çdo vit në Evropë, edhe me bo gabime amatoreske referët me shty lojën shtesë, mbi shtesë, për me dhënë gol Dukagjini. I pëlqej, s’i pëlqej, Dukagjini kështu është,” tha ai.

Në ndeshjen në mesjavë mes Dukagjinit dhe Lirisë gjyqtari kryesor, Vigan Ibërdemaj, kishte dhënë pesë minuta lojë shtesë.

Teksa, penalltia që vendoi për fitoren e klinasve, me rezultat 2:1, u akordua në minutën e 98-të. Për këtë kishte reaguar ashpër edhe klubi i Lirisë.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika