Legjendat e BNE mposhtin ekipin më të fortë në botë FaZe

Ekipi nga Kosova, Bad News Eagles ka shkruar historinë duke eliminuar skuadrën numër një në botë FaZe, për të vazhduar garën për finale në turneun Major të CS:GO në Rio de Janeiro të Brazilit

Foto ilustrim

Bad News Eagles dhe FaZe Clan kanë garuar këtë të diel, më 6 nëntor, në raundin e tretë të IEM Rio Major 2022 Legends Stage.

Bad News Eagles ka triumfuar ndaj ekipit legjendar amerikan, FAZE me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Surpriza më e madhe e deritanishme e turneut ishte se skuadra më e mirë aktuale në botë FaZe mund të eliminohet herët pas kësaj humbjeje.

Nga ana tjetër, çuditërisht edhe lojtarët e Kosovës kanë qenë në të njëjtën situatë. Pasi të dy skuadrat në Legends Stage kanë pasur dy humbje dhe tani ekipi me i mirë në botë ka tri humbje dhe legjendat e Kosovës kanë epërsuar me një fitore më shumë.

Ndërsa, tani Bad News Eagles ka edhe dy mundësi të tjera për të shkuar në finalen e madhe të Majorit.

Ndeshja e BNE ndaj FaZe ka qenë Best of 3 (Bo3), mapi i parë është zhvilluar në “Vertigo”, mapi i dytë në “Nuke”. Në mapin e parë Flatron (juanflatroo) Halimi ka arritur të përfundojë në MVP (most valuable player).

Ekipi nga Kosova ka zhvilluar aksione fantastike duke barazuar rezultatin nga 15:10, në 15:15, në mapin “Mirage” i cili vendosi për ekipin fitues të kësaj ndeshjeje. Ndeshja në mes BNE dhe ekipit numër një në botë ishte e zjarrtë në kërkim të fitores në secilin raund.

Ndeshja kishte shumë emocione për të gjithë shikuesit mbi 20 mijë në aplikacionin Twich live me komentator nga Xhoci.

Ajo çfarë e bëri ndeshjen më me emocione ishte pasi lojtarët vazhduan duke e barazuar rezultatin e duke shkuar në “Over Time”.

Ndeshja vendimtare e mapit të tretë ka përfunduar me rezultat 22:20 për BNE.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika