Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Elbasan

Lëkundje tërmeti janë ndjerë të enjten e 9 shkurtit në Shqipëri. Emsc dhe Igjeum kanë regjistruar një tërmet të shënuar në orën 11:57, me magnitudë 3.9

Foto ilustrim

Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.9, ndërsa, mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra nga qyteti Librazhd, dhe 23 kilometra nga Elbasani.

Sipas të dhënave të publikuara nga “EMSC”, lëkundjet me thellësi 2 kilometra janë ndjerë në disa zona të vendit.

Mediat lokale raportojnë se tërmeti është ndjerë në Librazhd, Përrenjas, Steblevë, si dhe në Korçë.

Faqja që tregon ndodhjen, dhe shkallën e rihterit të tërmetit.

Aktualisht nuk raportohet për pasoja dhe dëme materiale.

 

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika