Lëndohet një punëtor në Vushtrri si pasojë e kontaktit me rrymën

Një punëtor në komunën e Vushtrrisë është lënduar si pasojë e kontaktit me rrymën

Ilustrim

Një person në komunën e Vushtrrisë është lënduar në vendin e tij të punës pas kontaktit me rrymën.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima e ka marrë trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Rasti është duke u hetuar, derisa një njoftimin e Policisë cilësohet si “asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës”.

“Vushtrri  27.08.2023-08:30. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi i njëjti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika