“Lepurushi prej pushi”, lektyra që ofron dashuri për fëmijët

Lektyra “Lepurushi prej pushi” nga Margery Williams është lektyrë e cila u jep dashuri fëmijëve dhe vë në pah rëndësinë e atributeve si, dashuria, kujdesi, këshillat e të tjera

Lektyra "Lepurushi prej pushi"





Lektyra “Lepurushi prej pushi”, e cila gjendet në librarinë “Dukagjini”, është lektyrë në të cilën rrëfehet historia e një lepurushi-lodër, i cili dëshiron të bëhet i vërtetë përmes dashurisë së fëmijëve.

Kjo lektyrë është shkruar nga Margery Williams dhe shqipëruar nga Orjela Stafasani.

Ky libër u jep shumë dashuri fëmijëve dhe përmban aparaturën didaktike, fjalorthin dhe ilustrime origjinale.

Vlen të theksohet, se përralla “Lepurushi prej pushi” vë në pah rëndësinë e disa atributeve njerëzore, të cilat nuk janë të dukshme nga jashtë, por kanë vlerë të paçmuar nga brenda e që janë: dashuria, kujdesi, këshillat, brengosja dhe ndjesi e virtyte të tjera.

“Lepurushi prej pushi”, hyn në radhën e lektyrave shkollore për klasën e parë dhe të dytë, të sjellë nga Shtëpia botuese “Dukagjini”, që përveç ilustrimeve magjike që nxisin imagjinatën e fëmijëve, janë të pajisura me aparaturën didaktike dhe fjalorthin e çdo lektyre.

 





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika