Lewandowski fiton trofeun “Këpuca e Artë”

Robert Lewandowski ka fituar të mërkurën trofeun “Këpuca e Artë”, çmim i cili i jepet sulmuesit më të mirë në ligat evropiane. Këtë çmim, Lewandowski është duke e fituar për të dytën herë radhazi

Ilustrim

Robert Lewandowski, të mërkurën e 9 nëntorit, ka marrë trofeun e “Këpucës së Artë” për sezonin 2021-2022.

Ky është çmim që i jepet sulmuesit më të mirë në ligat evropiane. Lewandowski, këtë çmim është duke e fituar për të dytin vit radhazi.

Ylli polak ka shënuar 35 gola në sezonin e fundit dhe ka 70 pikë të fituara, me të cilat, arriti të triumfojë në garën për “Këpucën e Artë”.

 

Me këto shifra, Lewandowski ka kaluar Kylian Mbappen të PSG-së, që kishte 56 pikë, Ciro Immobile i Lazios dhe Karim Benzeman e Real Madridit që kishin nga 54 pikë.

Kjo ceremoni u zhvillua në Antiga Fabrica D’Estrella Damm në Barcelonë, në një ish-fabrikë birre, që më parë “Këpuca e Artë” ishte ngritur nga lojtarë të tjerë blaugranas si Messi dhe Suarez.

Në ceremoninë e shpërndarjes së trofeut “Këpuca e Artë” ka marrë pjesë edhe trajneri i skuadrës, Xavi Hernandez.

Ndryshe, “Këpucën e Artë” e ka fituar gjashtë herë Lionel Messi, kurse Cristiano Ronaldo katër herë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika