Liderët e Shqipërisë kujtojnë ish presidentin e tyre

Meta ka thënë se ish-presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, të shtunën i ka shprehur ngushëllime familjes Nishani, për vdekjen e ish-presidentit, Bujar Nishani.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Meta ka thënë se ish-presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.

Tutje Meta, ka shkruar se kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.

“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani”, ka shkruar Meta.

“Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe”, ka shtuar ai.

Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ngushëlluar familjen Nishani për humbjen e më të dashurit të tyre, ish Presidentin Bujar Nishani.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar ”U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes”.

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika