Liderët opozitarë dënojnë atentatin kundër Trumpit

Memli Krasniqi, PDK, Lumir Abdixhiku, LDK dhe Ramush Haradinaj, AAK

Liderët opozitarë kanë dënuar atentatin ndaj ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është shprehur i tronditur nga ky sulm duke thënë se “akte të tilla të dhunës janë të papranueshme dhe paraqesin sulm direkt ndaj demokracisë”.
“Në emër të PDK-së, Krasniqi i ka uruar shërim të shpejtë Trumpit duke uruar që sa më shpejtë t’i rikthehet aktiviteteve të fushatës zgjedhore. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, e dënojmë ashpër këtë sulm dhe solidarizohemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këto momente shqetësuese. Mendimet dhe lutjet tona janë me ish-Presidentin Trump, familjen e tij dhe popullin amerikan. Urojmë që ish-Presidenti Trump të rikuperohet shpejtë nga ky sulm i rëndë ndaj tij dhe t’i rikthehet aktiviteteve të fushatës zgjedhore. Kosova dhe qytetarët tanë mbeten të palëkundur në mbështetjen tonë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

 

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) Lumir Abdixhiku është shprehur i tronditur nga sulmi kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

​“Të tronditur nga akti i sotëm i dhunës ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Trump, unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës shprehim indinjatën dhe zemërimin ndaj një veprimi të tillë”, ka shkruar Abdixhiku.

Në emër të LDK-së, Abdixhiku i ka uruar shërim të shpejtë Trumpit dhe kthim në aktivitetet e tij të përditëshme.

​”Njëkohësisht, i qëndrojmë afër në lutje z. Trump dhe familjes së tij si dhe i urojmë shërim të shpejt dhe kthim në aktivitetet e tija të përditëshme, në të mirë të përparimit të demokracisë. Aktet e tilla duhet të na shërbejnë si moment reflektimi dhe zotimi për luftimin e dhunës të cilësdo natyre ajo qoftë dhe forcimin e bashkëpunimit dhe lirive, si themele për zhvillimin e demokracisë”, ka vijuar ai.

 

Po ashtu edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka dënuar sulmin ndaj Trumpit duke thënë se aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, të papranueshme dhe si të tilla duhet të ndalohen.

Haradinaj i ka uruar shërim të shpejtë Trumpit.

“E dënoj fuqishëm sulmin ndaj Presidentit Trump! Aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen. ShBA-ja është një shembull për demokracitë në të gjithë botën dhe së bashku ne përparojmë përmes diskursit paqësor të vendeve tona dhe respektit për sundimin e ligjit”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika