Liderët politikë urojnë fitoren e Macronit

Krerët e shtetit dhe liderët politikë kanë uruar rizgjidhjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron duke theksuar rëndësinë e Francës për një Evropë të fortë

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Twitter e ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Ai përmes këtij urimi ka thënë se, një Francë e fortë është një garanci për një Evropë të fortë.

“Urime Macron për rizgjedhjen historike dhe vrullin e ri për kontinentin tonë. Një Francë e fortë është një garanci për një Evropë të fortë”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ndër të tjera ka shtuar se është koha që kosovarëve t’iu liberalizohen vizat.

Ndërsa i pari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se rizgjedhja e Macronit i jepi shpresë projektit evropian.

“Ai gjithashtu forcon perspektivat për të ardhmen e Kosovës brenda BE-së”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, edhe krerët e shtetit e kanë uruar Macron për fitoren.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter se fitorja e Macron është një shpresë mbi frikën, dhe një shans i ri për Francën që të ndihmojë të bashkojë Evropën në paqe, demokraci dhe solidaritet.

“Urime për Emanuel Macron në rizgjedhjen e tij. Është një fitore e shpresës mbi frikën dhe një shans i ri për Francën për të ndihmuar në bashkimin e Evropës në paqe, demokraci dhe solidaritet”, ka shkruar Kurti.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Macron, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Ajo përmes këtij urimi ka thënë se Franca “është mbështetja kyçe për rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike”.

Ndër të tjera, ajo ka shtuar se “pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe.”

Ndryshe, presidenti francez, Macron ka fituar mandatin e dytë, i cili, sipas të dhënave të para, thuhet se ka fituar 58.2 për qind të votave.

French election: 'No one will be left by the wayside' - Macron's victory pledge to a divided nation | World News | Sky News
Emmanuel Macron

Kështu ka raportuar France 24, duke iu referuar rezutateve të Institutit të anketimeve, Ipsos, ku theksohet se Macron ka lënë pas rivalen e tij të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen.

Megjithatë, Marine Le Pen, ka shprehur mirënjohjen për njerëzit që e votuan.

Liderë të Bashkimit Evropian si presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, e kanë uruar Macronin për fitoren.

Ai kishte fituar mandatin e tij të parë në zgjedhjet presidenciale më 7 maj të vitit 2017.

Macron është bërë presidenti i parë në historinë moderne të Francës që ka fituar mandat të dytë dhe ka shumicë parlamentare.

Emmanuel Macron rizgjidhet president i Francës

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika