Lideri i Karabakut kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për heqjen e bllokadës

Arayik Harutiunian, lideri armen etnik i Nagorno-Karabakut, ka bërë thirrje te ndërkombëtarët për të ndërhyrë dhe larguar bllokadën "de facto" të vendosur nga Azerbajxhani. Harutiunian ka theksuar se heqja e bllokadës është thelbësore për parandalimin e një mundësie të gjenocidit ndaj popullit të Nagorno-Karabakut

Autokolonat armene të bllokuara në koridorin Laçin. 27 korrik 2023.

Lideri armen etnik i Nagorno-Karabkut, Arayik Harutiunian, i ka bërë një thirrje urgjente komunitetit ndërkombëtar, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për të larguar bllokadën de facto të vendosur nga Azerbajxhani. Ai tha se me heqjen e bllokadës do të parandalohej “gjenocidi ndaj popullit të Nagorno-Karabakut”.

Jerevani dhe grupet ndërkombëtare të ndihmës kanë ngritur alarmin për situatën e rënduar humanitare në rajonin e shkëputur azerbajxhanas, ku autokolona me ushqim dhe ilaçe janë bllokuar.

“Me këtë adresim urgjent, unë po sinjalizoj se tani populli i Republikës së Artsakut [emërtimi që përdorin armenët etnikë për Nagorno-Karabkun] po i nënshtrohen gjenocidit dhe po përballen me kërcënim të vërtet të shkatërrimit dhe privimit të atheut të tyre”, tha Harutiunian përmes një video-mesazhi të publikuar në orët e vona të 8 gushtit.

Ai tha se kriza humanitare është krijuar nga ajo që përshkroi si bllokadë 240-ditore në Nagorno-Karabak, duke shtuar se “në një situatë si kjo mosreagimi apo indiferenca është asgjë më shumë sesa pranim i krimit të gjenocidit”.

Tensionet u rritën pasi Azerbajxhani muajin e kaluar pezulloi trafikun përmes një pikëkalimi për shkak të një hetimi, pasi tha se “disa lloje kontrabandash” janë zbuluar në makinat e Kryqit të Kuq që vinin nga Armenia. Qasja më herët ishte bllokuar nga një sërë protestash dhe akuzash të bëra nga Bakuja, shkruan REL.

Azerbajxhani ka thënë se do të lejojë vetëm furnizimet të shkojnë në Nagorno-Karabak përmes rrugës nga Agdami, që është një qytet që kontrollohet nga Azerbajxhani në lindje të këtij rajoni.

Autoritetet entike armene në Nagorno-Karabak e kanë refuzuar këtë ofertë, duke thënë se bllokada e Azerbajxhanit shkel armëpushimin e vitit 2020 të ndërmjetësuar nga Moska, që parasheh një tokë prej 5 kilometrash të gjerë, që duhet të jetë nën kontrollin e paqeruajtësve rusë.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra për Nagorno-Karabak, një enklavë malore e populluar kryesisht nga armenët, e cila njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit. Lufta më e fundit zgjati gjashtë javë në fund të vitit 2020 dhe la 7.000 ushtarë nga të dyja palët të vrarë.

Si rezultat i luftës, Azerbajxhani rifitoi kontrollin mbi një pjesë të Nagorno-Karabakut dhe disa zona përreth. Lufta përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, sipas së cilës Moska vendosi rreth 2.000 trupa për të shërbyer si paqeruajtës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika