Lidhja e muzikës me shëndetin

Muzika ushtron një ndikim të fuqishëm tek njerëzit, ajo mund të rrisë kujtesën, të forcojë durimin, të lehtësojë gjendjen shpirtërore, dhe të zvogëlojë ankthin dhe depresionin.

Megjithëse nuk ka ndonjë studim të saktë për kohën kur qeniet njerëzore filluan të dëgjojnë muzikë, shkencëtarët dinë diçka për arsyen pse filluan.

Shkencëtarët thonë se qeniet njerëzore mund të kenë zhvilluar një varësi nga muzika si një mjet komunikimi, sepse ajo mbetet një mënyrë e fuqishme e bashkimit:

  1. Himnet kombëtare bashkojnë turmat në ngjarje sportive;
  2. Këngët e protestës shkaktojnë një ndjenjë të qëllimit të përbashkët gjatë marshimeve;
  3. Këngët e dashurisë ndihmojnë partnerët e ardhshëm të lidhen gjatë njohjes;
  4. Ninullat u mundësojnë prindërve dhe foshnjave të krijojnë lidhje të sigurta.

Ndikimi në mendje

Ndikon në mësim më të mirë

Mjekët në Johns Hopkins rekomandojnë muzikën për të stimuluar trurin. Studiuesit, tani e dinë që dëgjimi i muzikës mund t’ju bëjë të dëshironi të mësoni më shumë. Në një studim të vitit 2019, njerëzit ishin më të motivuar të mësonin kur prisnin të dëgjonin një këngë si shpërblim.

Forcon memorien

Muzika, gjithashtu, ka një efekt pozitiv në aftësinë për të mbajtur mend. Mayo Clinic tregon se muzika nuk e kthen humbjen e kujtesës te njerëzit me sëmundjen Alzheimer dhe formave të tjera të përafërta, por, është zbuluar se ngadalëson rënien njohëse.

Ndikon te sëmundjet mendore

Muzika fjalë për fjalë ndryshon trurin. Studiuesit neurologjikë kanë zbuluar se dëgjimi i muzikës shkakton lëshimin e disa neuro-kimikateve që luajnë një rol në funksionin e trurit dhe shëndetin mendor. Megjithëse duhet të bëhen më shumë kërkime për të kuptuar saktësisht, se si muzika mund të përdoret si terapi për të trajtuar sëmundjet mendore, disa studime sugjerojnë që terapia muzikore mund të përmirësojë cilësinë e jetës.

Përmirëson gjendjen shpirtërore

Ndihmon njerëzit të rregullojnë emocionet e tyre. Ka fuqinë të ndryshojë gjendjen shpirtërore dhe t’i ndihmojë njerëzit të përpunojnë ndjenjat e tyre.

Redukton shqetësimet

Ka shumë prova që dëgjimi i muzikës mund t’ju ndihmojë të qetësoheni në situata kur mund të ndiheni të shqetësuar.

Lehtëson simptomat e depresionit

Një përmbledhje kërkimore në vitin 2017, arriti në përfundimin se të dëgjuarit muzikë klasike e kombinuar me xhaz, kishte një efekt pozitiv në simptomat e depresionit.

Ndikimi fizik

Përmirëson shëndetin e zemrës

Muzika mund t’ju bëjë të lëvizni, dhe përfitimet e vallëzimit janë të vërtetuara. Shkencëtarët, gjithashtu, e dinë se dëgjimi i muzikës mund të ndryshojë ritmin e frymëmarrjes, rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, në varësi të intensitetit të muzikës.

Ul lodhjen

Kushdo që ka mbyllur xhamat e makinës dhe ka ngritur zërin e muzikës e di se muzika mund të jetë energji. Ka një shkencë të fortë prapa kësaj përvoje. Në vitin 2015, studiuesit në Universitetin e Shangait zbuluan se muzika relaksuese ndihmonte në zvogëlimin e lodhjes dhe muskujve.

Rrit performancën e ushtrimeve

Entuziastët e stërvitjes e kanë ditur prej kohësh që muzika rrit performancën e tyre fizike. Një rishikim i hulumtimeve në vitin 2020 konfirmon që ushtrimi me muzikë përmirëson gjendjen shpirtërore, ndihmon trupin të ushtrojë në mënyrë më efikase, dhe zvogëlon vetëdijen për sforcim. Ushtrimi me muzikë, gjithashtu, çon në stërvitje më të gjata.

Ndihmon në menaxhimin e dhimbjes

Muziko-terapistë të trajnuar përdorin muzikë për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të pacientit në ambientet e shtrimit. Një analizë e vitit 2016 në mbi 90 studime raportoi se muzika i ndihmon njerëzit të menaxhojnë dhimbjen akute dhe kronike më mirë sesa rastet kur marrin vetëm ilaçet.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika