Ligji i Pagave në Kushtetuese nga Avokati i Popullit, Haxhiu: Ua hoqi maskën Qeverisë dhe Grupit Parlamentar të LVV-së

"Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave deputetët e Kuvendit duhet të reflektojnë dhe të miratojnë ligje për interesa të qytetarëve të vendit dhe jo për interesa të politikës ditore për dëshirën e 'shefit'"

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se dërgimi i Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, ua hoqi  maskën Qeverisë dhe Grupit Parlamentar të LVV-së.

Sipas Haxhiut, 104 ankesa të dorëzuara nga subjekte të ndryshme të sektorit publik te Avokati i popullit “tregojnë pakënaqësinë e nëpunësve publik me Ligjin e Pagave të miratuar nga kjo mazhorancë e pa dijshme dhe e papërgjegjshme”.

“Ankesat janë kryesisht për shkak të trajtimit jo adekuat, jo të barabartë, ulje të koeficientit, zvogëlimin e pagave, heqjen e shtesave etj. Sipas Avokatit të Popullit procesi i miratimit të Lgjit të Pagave nuk ka qenë transparent, i përgjegjshëm dhe as demokratik. Ligji nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe as me frymën e Aktgjykimit KO219/19 të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Çfarë do të ndodhë me pagat e zyrtarëve publikë pas kontestimit të ligjit?

Haxhiu shpreson që vendimi i Kushtetues do të jetë i shpejt dhe  drejtë për të eliminuar pabarazinë dhe padrejtsitë.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave deputetët e Kuvendit duhet të reflektojnë dhe të miratojnë ligje për interesa të qytetarëve të vendit dhe jo për interesa të politikës ditore për dëshirën e ‘shefit’. Pushteti gaboi që injoroi amendamentet tona në Ligjin e Pagave dhe kërkesat e sindikatave sepse do të eliminoheshin me kohë padrejtësitë dhe pabarazitë”, ka shtuar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika