Lia e majmunëve: Shfaqen rastet e para ne tri vende të tjera

Gjersa lia e majmunëve vazhdon të përhapet, tre vende të tjera kanë bërë të ditur se janë lajmëruar rastet e para me këtë virus

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Republika Çeke dhe Sllovenia kanë regjistruar rastet e para të lisë së majmunëve, duke iu bashkuar 18 vendeve të tjera jashtë bazës së saj të zakonshme në Afrikë, raporton “BBC“.

Ky numër pritet të rritet edhe më tej, por ekspertët thonë se rreziku i përgjithshëm për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët.

Shpërthime të virusit janë shfaqur edhe në Evropë, Australi dhe Amerikë.

Simptomat shpesh përfshijnë ethe dhe skuqje por, infeksioni është zakonisht i butë.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, zyrtarët shëndetësorë kanë njoftuar se një rast është zbuluar te një udhëtar, i cili kishte vizituar së fundmi Afrikën perëndimore, dhe tani po merr trajtim mjekësor.

Autoritetet atje thonë se janë “plotësisht të përgatitur” për të trajtuar çdo shpërthim, duke shtuar se protokollet e mbikëqyrjes së hershme për zbulimin e sëmundjes ishin në fuqi.

“Ne ju inkurajojmë të gjithëve që të rrisni mbikëqyrjen e lisë së majmunëve për të parë se ku janë nivelet e transmetimit dhe për të kuptuar se ku po shkon,” ka thënë drejtoresha e OBSH-së për Përgatitjen Globale të Rrezikut Infektiv, Sylvie Briand, në një konferencë të martën.

“Shpërthimet mund të mos jenë normale, por mbeten të kontrollueshme”,ka shtuar ajo.

Jashtë Afrikës, tani ka 237 raste të konfirmuara dhe të dyshuara të lisë së majmunëve. Autoritetet shëndetësore në mbarë botën kanë njoftuar planet për të përmirësuar virusin.

Gjermania thotë se ka porositur deri në 40,000 doza të vaksinës Imvanex e cila përdoret për trajtimin e lisë, por edhe efektive kundër lisë së majmunëve, ashtu që, të jenë gati në rast se shpërthimi përkeqësohet.

Zyrtarët gjermanë të mjekësisë kanë thënë se kushdo që është vaksinuar tashmë me një vaksinë kundër lisë vite më parë, si pjesë e një përpjekjeje globale për të çrrënjosur sëmundjen, duhet të ketë imunitetin ekzistues. Por, ata shtuan se trajtimi i vjetër ka më shumë efekte anësore, kështu që nuk është i përshtatshëm për të luftuar linë e majmunëve sot.

Shpjegim: Çfarë është lija e majmunëve dhe ku po përhapet?

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika