Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e konsideron si lajm të keq për vendit shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje.
“Besoj që është një lajm i keq për Kosovën, tash e 9 muaj Kosova me këto forca politike e kanë dëshmuar se s’kanë kapacitet dhe forca politike për të ndërtuar marrëveshje për të përmbushur vullnetin e qytetarëve – për tu ulur e bashkëbiseduar për ti dhënë vendit institucione. Shpërndarja e Kuvendit tregon panjohur dhe paaftësi se di ndërtohet dhe funksionon shtetit. Qytetarët nuk kanë pritur që vota e tyre do të përfundoj kështu dhe shpresoj që në zgjedhjet e ardhshme do t’ju kërkojnë përgjegjësi atyre që kanë votuar. Për 9 muaj me gjithë përpjekjet që ne kemi bërë, me gjithë angazhimin dhe dëshirën tonë për të pasur institucione, Kosova po shkon në zgjedhje me një vit të humbur dhe shumë shanca të humbura”, u shpreh Limaj.
Limaj, në një adresim për media, pas takimit me presidenten u shpreh se data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve është 21 dhjetori.
Ai ka thënë se partia e tij do të jetë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme qoftë me koalicion, qoftë vetëm.
Kryetari i Nismës u shpreh se është koha për një lidership ndryshe, të pjekur dhe një alternativë që ndërton institucionet.
“Na duhet një alternativë e re që jep shpresë për ndryshime, Kosovës i duhet një qeverisje ndryshe”, tha ai.