Linja 3A paralajmëron ndalimin e punës: 7 muaj pa pagesa nga Komuna e Prishtinës

Kompania Qendra Shpk – Linja 3A ka lëshuar një thirrje urgjente për reagim, duke paralajmëruar se shërbimi i transportit urban në Prishtinë rrezikon të ndalet për shkak të mos-pagesave të Komunës së Prishtinës për plot shtatë muaj rresht.

Sipas njoftimit, bllokada e buxhetit të Komunës ka lënë kompaninë pa asnjë pagesë për shërbimet e kryera, duke krijuar një situatë të rënduar financiare që Qendra Shpk nuk e ka përjetuar që nga viti 2006.

Aktualisht, kompani thotë se ka qindra mijëra euro detyrime për naftë, paga të punonjësve dhe mirëmbajtje teknike – shpenzime të cilat nuk mund të mbulohen më.

Për shkak të krizës, kompania thotë se është e detyruar të marrë në konsideratë ndalimin e punës, pasi “kurrë më parë nuk kemi qenë të zhytur në borxhe kaq të mëdha”.

Në fund, Qendra Shpk – Linja 3A u bën thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë aktorëve përgjegjës që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për zhbllokimin e buxhetit të Prishtinës dhe vazhdimin e pagesave, për të shmangur një krizë që, siç thuhet, “rrezikon seriozisht vazhdimësinë e transportit urban për qytetarët”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika