Lirohen katër pengje izraelite pas bastisjeve në Gaza

Andrey Kozlov, njëri prej katër pengjeve të shpëtuara më 8 qershor/ Foto: Reuters

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka shpëtuar katër pengje izraelite të kidnapuara nga Hamasi, prej një festivali muzikor, gjatë sulmit të grupit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Në mesin e të shpëtuarve janë: Noa Argamani, Almog Meir Jan, Andrei Kozlov dhe Shlomi Ziv, ka thënë ushtria izraelite.

Të katër personat janë të moshës së re.

Ata është thënë se janë shpëtuar prej një operacioni “kompleks”, të kryer mes Agjencisë izraelite të Sigurisë dhe Policisë së Izraelit, prej dy lokacioneve të ndryshme në qendër të Gazës.

Ramat Gan, Izrael 8 qershor 2024. REUTERS/Marko Djurica

Ata është thënë se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dërguar në një spital në Izrael për kontrolle tjera shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, ka thënë se dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe plagosur përgjatë operacionit.

Stafi në spitalin Al-Aqsa është thënë se po has në vështirësi në trajtimin e të plagosurve.

“Dhjetëra persona të plagosur janë të shtrirë në tokë dhe ekipet mjekësore janë duke tentuar t’i shpetojnë ata me gjëra të thjeshta mjekësore”, ka thënë ministria në Facebook.

Një shpëtim i tillë i pengjeve ka ndodhur relativisht rrallë në luftën tashmë tetëmujore mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë.

Konflikti mes dy palëve ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Një pjesë e pengjeve janë liruar në kuadër të një armëpushimi njëjavor në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa disa besohet edhe që kanë vdekur.

Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.

Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./Reuters

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika