Lista Serbe mirëpret aksionin e policisë në veri: Veprimet e tilla do ta kenë përherë mbështetjen tonë

Si rrallë herë, ky subjekt politike ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës në veri të Kosovës

Lista Serbe

Lista Serbe e ka mirëpritur aksionin e Policisë dhe Doganës së Kosovës për zbulimin e laboratorit të marihuanës në kufirin me Serbinë.

Sipas Listës Serbe, “ky veprim ka treguar se punonjësit e policisë së stacionit në Veri kanë aftësi dhe kapacitet për të luftuar krimin”.

“Lista Serbe e mirëpret aksionin policor nga stacioni i veriut që u krye sot me qëllim të frenimit të krimit në fushën e narkotikëve, i cili në radhë të parë mbron rininë tonë dhe fëmijët tanë nga kjo plagë që shkatërron çdo shoqëri”, thuhet në reagimin e Listës Serbe në Facebook.

Simiç: Lista Serbe pret dhjetë mandate në zgjedhjet parlamentare në Kosovë  - Njekomb.org

Në njoftimin e tyre, thuhet se do të ofrojnë përkrahje ndaj policisë së së rajonit në Veri, që të mos lejojnë të kriminalizohet veriu me aktivitete kriminale.

“Ne i japim mbështetjen tonë të plotë policisë së Rajonit-Veri që të vazhdojë me veprime të tilla dhe të mos lejojë individë që të kriminalizojnë gjithë veriun me aktivitetet e tyre kriminale ku jetojnë njerëz dhe familje të ndershme”, thuhet tutje në reagim.

Nga kjo parti kanë thënë se mbështesin aksionet profesionale të policisë.

“Duam të bëjmë një mesazh të qartë se sa herë që policia kryen veprime profesionale si kjo, gjithmonë do të ketë mbështetjen e Listës Serbe dhe qytetarëve tanë”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sveçla, ka thënë se nga një aksion i Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës është zbuluar një laborator i kultivimit të marihuanës, në të cilin janë gjetur mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

Sveçla ka thënë se, në mënyrë të pa ndalshme do ta luftojë krimin në Republikën e Kosovës.

“Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg”, ka shkruar në reagimin e tij, në Facebook, Sevçla.

Sveçla më tej ka thënë se, Kosova do të çlirohet nga krimi, edhe ka shprehur mirënjohje për Policinë edhe Doganë e Kosovës.

Aksioni i Policisë së Kosovës në veri ka rezultuar i suksesshëm pasi është zbuluar një laborator i kultivimit të drogës në Izvor

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika