Lista Serbe akuzon Kurtin për bojkotin e votimit në veri

Pas përfundimit të procesit të votimit në veri për shkarkimin apo jo të kryetarëve aktualë, ka reaguar Lista Serbe.

Lista Serbe përmes një postimi në Facebook, kanë shkruar se kanë pasur ndikim për të pamundësuar pjesëmarrjen e lirë të qytetarëve serbë në votime.

“E para është se Lista Serbe ka pasur thellësisht të drejtë kur i ka bërë thirrje popullit serb që të mos marrin pjesë në këtë shfaqje të lojës së Kurtit sepse është krijuar nga fillimi me qëllimin që të dështojë.”

LS-ja ka thënë se ishin të gatshëm të merrnin pjesë në këtë proces porse, sipas tyre, nuk donin të luanin “lojën e drejtuar nga Kurti” nga e cila, pretendohet se nuk planifikohej largimi i kryetarëve aktualë.

“Së treti, dita e sotme tregoi se si duket demokracia nën Albin Kurtin, me forca speciale dhe automjete të blinduara në qendrat e votimit, kamera që regjistrojnë votuesit edhe sesi shkojnë ata, administratorët në bordet zgjedhore, bordet zgjedhore pa serb në to dhe pa gjuhen serbe në shumë qendra votimi.”

“Dita e sotme tregoi një shkallë të lartë të unitetit të popullit serb të cilët mbetën konsistent me vetveten, por edhe dhanë dëshmi se nuk janë lista serbe dhe Serbia që po i frikësojnë serbët por Kurti dhe njësitë e tij ilegale parapolicore, që rezultuan me rrugët e zbrazura në veri e Kosovës sot,” shkruhet në reagim.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika