“Lojtarët meritojnë trajner më të mirë”, Munishi: Ky futbollist është dashur të inkuadrohet

T

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini po vazhdon diskutimi rreth Kombëtares së Kosovës në futboll.

Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi, ka thënë se futbollistët ‘dardan’ meritojnë një trajner më të mirë sesa Alain Giresse.

“Luftuan djemtë tanë, çdo ndeshje po luftojnë, meritojnë përkrahje. A meritojnë trajner më të mirë që i udhëheq? Edhe këtë e meritojnë,” tha ai.

Tutje, trajneri i mirënjohur potencoi se është dashur të inkuadrohet anësori i CFR Cluj, Ermal Krasniqi.

“Është dashur në fund të inkauadrohet Ermal Krasniqi sepse është lojtar që depërton në zona të ngushta,” theksoi Ismet Munishi.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika