Luana Bajrami ngjitet në skenën e “Oscar”, filmi i saj fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër

Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë ndërkombëtare, Luana Bajrami, është ngjitur në skenën e ceremonisë prestigjioze Academy Awards (Oscars), bashkë me ekipin e filmit të saj të ri Two People Exchanging Saliva, për të pranuar çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër”.

Gjatë pranimit të çmimit, regjisorët e filmit falënderuan ekipin dhe theksuan edhe prejardhjen nga Kosova të njëres prej protagonisteve, Bajramit.

Ata theksuan se filmi është realizuar nga një ekip ku shumica janë gra, duke e cilësuar projektin si një punë kolektive dhe të veçantë.

“One Battle After Another” dominon në Oscars me gjashtë çmime – Jessie Buckley e Michael B. Jordan aktorët më të mirë

Të fundit nga rubrika