Zyrtarë të Pentagonit kanë deklaruar se lufta me Iranin i ka kushtuar deri tani Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth 25 miliardë dollarë.
Gjatë një seance dëgjimore në Kongres, shefi i financave të Pentagonit, Jules Hurst, tha se pjesa më e madhe e shpenzimeve lidhet me municionet e përdorura në operacione ushtarake.
Kongresmeni demokrat Adam Smith tha se kjo është hera e parë që jepet një shifër e tillë dhe kërkoi transparencë të plotë për koston totale të luftës.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth tha para ligjvënësve se buxheti i kërkuar prej 1.5 trilion dollarësh reflekton “urgjencën e momentit” për shkak të konfliktit me Iranin, raporton BBC.
Ai kritikoi administratat e mëparshme amerikane, duke përmendur edhe marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2016, e njohur si JCPOA, e nënshkruar gjatë presidencës së Barack Obamës.
Hegseth tha se Irani nuk ka hequr dorë nga ambiciet e tij bërthamore, prandaj SHBA ndërhyri në bashkëpunim me Izraelin.