Lui$a, artistja e re nga New York-u

Këngëtarja shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kthehet në Prishtinë së bashku me familjen e saj. Ajo synon të vazhdojë karrierën e saj muzikore, por pa i lënë anash studimet

Luisa Boshnjaku

Luisa Boshnjaku, artistja e re shqiptare 18 vjeçare, e lindur në Long Island, New York, një pjesë të jetës e ka kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Portali D ka zhvilluar një intervistë me artisten, ku ajo ka treguar për kthimin në Kosovë dhe karrierën e saj.

“Kam lindur në New York, por për shkak të punës së prindërve jam kthyer në Kosovë”.

Luisa ka filluar të luajë në piano qëkur ishte fëmijë. Me sa duket pasioni i saj për muzikën ishte i hershëm. Edhe pse prindërit e saj janë marrë me muzikë, ata nuk e kanë shtyer Luisen në këtë drejtim.

“Ka qenë vetë dëshira ime për t’u marrë me muzikë, së pari jam marrë me muzikë klasike”, është shpehur Luisa.

Mentori apo mësuesi i saj i muzikës, sipas Luisës, ka qenë babai i saj, i cili i është përkushtuar vajzës që të ndjekë ëndrrën e saj, pastaj produksioni i ka ndihmuar që të shprehë talentin e saj.

“Falë produksionit kam filluar të shkruaj këngë të cilat më kanë ndihmuar edhe të shprehem në muzikë dhe art”.

Gjatë pandemisë ajo ka arritur të ketë performanca online me një platformë në New York, e cila ka ndihmuar shumë artistë të depërtojnë dhe të profesionalizohen në industrinë e muzikës.

Ajo ka lansuar një projektit vizual i cili zgjat pesë minuta, por ka të publikuara edhe këngë që nga viti i kaluar, po ashtu edhe mini albume të cilat iu takojnë zhanreve të ndryshme.

Tekstet janë të shkruara nga vetë artistja, e me një ndihmë të vogël nga babai i saj, i cili merret me orkestrim.

Ajo për Portali D ka thënë se, sa i përket këndimit, nuk do ta lërë me aq, por synon që të vazhdojë edhe si producente.

Gjithashtu, artistja nuk dëshiron të lërë studimet pas dore. Synimi i saj është të vazhdojë edhe studimet në muzikë, produksion, biznes dhe përshkrim të këngëve.

Luisa ka lansuar projektin më të ri, më 23 prill të këtij viti.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika