Luiza Gega, kampione e Europës në 3 mijë metra me pengesa

Atletja nga Shqipëria, Luiza Gega ka arritur të fitojë medaljen e artë në kampionatin e atletikës në Mynih. Kampionja shqiptare ka shkuar në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ka qenë pretendentja kryesore për të fituar këtë garë

Luiza Gega, kampione e Europës në atletikë

Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që është zhvilluar në Mynih, të Gjermanisë.

Gega është shpallur kampione në 3 mijë metra me pengesa me kohën 9:11:31.

Edhe pse ajo ka arritur të fitojë vendin e parë,  nuk ka vendosur ndonjë rekord të ri.

Kampionja shqiptare ka shkuar në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese si dhe ka qenë pretendentja kryesore për të fituar këtë garë.

Ndërsa këtë e ka treguar duke diktuar ritmin dhe duke marrë kryesimin që pas 100 metrave të parë, njofton topchannel.

Por, kampionja ka arritur të thyej rekordin e ruses Zaripova për 6 sekonda, rekord i cili ishte vendosur në vitin 2010.

Ndërkaq për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë që Gega arriti që flamurin shqiptar ta ngjisë në majën e Europës.

“Kyyy ëëësht kuuuulmiiiii”.

“Bravoooooo Luizaaaa, bravooooo Kampiooooone”.

“E paepura Luiza Gega kampione e Europës në 3000 metra me pengesaAskush më parë s’ia ka dalë të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës”, ka shkruar Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama, në Facebook

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika