LDK-ja vendos të marrë pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka vendosur të marrë pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të vazhdojë më 9 shtator.

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, pas mbledhjes së grupit parlamentar, ka deklaruar se vendimi është marrë me qëllim që të kontribuohet në konstituimin e Kuvendit dhe kthimin e institucioneve në funksionalitet.

Ajo tha se Kosova ndodhet në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve, ndaj sipas saj, Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt.

“Vendosëm si grup që të marrim pjesë në këtë seancë dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

E pyetur nëse gjatë mbledhjes është diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe nëse LDK-ja ka ndryshuar qëndrim lidhur me këtë çështje, Lushaku-Sadriu tha se kjo temë nuk është diskutuar.

“Çështja e presidentit absolutisht nuk është diskutuar, sepse nuk është temë. Tema është seanca dhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës”, deklaroi ajo.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka njoftuar të premten e javës që kaloi se seanca e ndërprerë muajin e kaluar do të vazhdojë të mërkurën në orën 11:00.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika