LVV-ja propozon Konjufcën për mandatar të Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar nënkryetarin e saj, Glauk Konjufcën, për mandatar të ri për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, të mbajtur të martën në Prishtinë.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, tha se për këtë vendim është dakorduar vetë me Konjufcën.

“Këtë propozim e bëj për shkak të besimit të madh që kam për Konjufcën, por edhe për shkak që të mos bëhen zgjedhje tjera. Unë marr vendin e Glaukut, e ai timin, siç jemi dakorduar bashkë mbrëmë”, deklaroi Kurti, duke iu referuar postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm e Diasporës, që më herët ishte caktuar për Konjufcën në ekzekutivin e propozuar më 26 tetor — i cili nuk mori mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Kurti ka theksuar se ky propozim synon shmangien e dy palë zgjedhjeve brenda një periudhe të shkurtër dhe sigurimin e miratimit të buxhetit për vitin 2026.

“Le ta votojë opozita një qeveri të udhëhequr nga Glauku, në mënyrë që të procedohet buxheti i shtetit nga një qeveri fuqiplotë”, ka deklaruar mes tjerash Kurti.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika