Macron i dërgon letër urimi Osmanit për 18-vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar letër urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Macron ka shprehur urimet më të përzemërta në emër të Francës, duke theksuar përkushtimin ndaj pavarësisë së Kosovës dhe perspektivës së saj evropiane.

Ai ka theksuar se ribashkimi i kontinentit evropian kalon përmes anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe se uniteti i Evropës duhet të mbetet prioritet i përbashkët, përballë sfidave globale.

Presidenti francez ka potencuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar atë si çështje të sigurisë evropiane dhe element qendror të rrugës drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka shtuar se Franca do të vazhdojë ta mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

Macron ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë.

Të fundit nga rubrika