Macron nis vizitën zyrtare në Gjermani

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka arritur në Berlin më 26 maj, në vizitën e parë në Gjermani që një president francez ka realizuar në 24 vitet e fundit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka arritur në Berlin më 26 maj, në vizitën e parë në Gjermani që një president francez ka realizuar në 24 vitet e fundit.

Gjatë vizitës, lideri francez synon të ulë tensionet dhe të paralajmërojë për rreziqet që vijnë nga ekstremi i djathtë para mbajtjes së zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

Macron do të qëndrojë në Gjermani për tre ditë dhe gjatë kësaj vizite pritet të theksojë rëndësinë historike të raporteve të pasluftës mes dy shteteve kyçe në BE, teksa Franca muajin e ardhshëm shënon 80-vjetorin e dhënies fund të pushtimit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, raportet mes Parisit dhe Berlinit janë përkeqësuar, për shkak të refuzimit të idesë së Macronit nga Gjermania që të dërgohen trupa në Ukrainë, raporton France 24.

Përderisa Macron shpesh viziton Berlinin, kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në 24 vjet, pas vizitës që zhvilloi Jacques Chiran më 2000.

Të dielën, Macron është takuar me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ndërkaq, të hënën ai do të qëndrojë në Dressden, ku do të mbajë një fjalim në Festivalin Evropian.

Të martën, Macron do të qëndrojë në Muster dhe më pas në Meseberg, ku do të zhvillojë bisedime me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe do të mbahet një takim i përbashkët i qeverive të të dyja shteteve.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika