Macron paralajmëron se SHBA-ja nën udhëheqjen e Trumpit po ‘largohet’ nga aleatët

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Donald Trump po “shkëputen nga rregullat ndërkombëtare” dhe po “largohen gradualisht” nga disa prej aleatëve të tyre.

Duke iu bashkuar kritikave të shprehura edhe nga kancelari gjerman, Macron tha se politika amerikane po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe më e njëanshme.

“Institucionet shumëpalëshe po funksionojnë gjithnjë e më pak në mënyrë efektive,” deklaroi Macron gjatë fjalimit të tij vjetor para ambasadorëve francezë, sipas agjencisë AFP.

Ai paralajmëroi se bota po hyn në një fazë të re rivalitetesh, ku fuqitë e mëdha kanë gjithnjë e më shumë prirje për ta ndarë botën sipas interesave të tyre.

“Po jetojmë në një botë të fuqive të mëdha, me një tundim real për ndarjen e botës,” tha Macron.

Ndërkohë, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, reagoi ndaj komenteve të fundit të SHBA-së lidhur me Groenlandën, duke i cilësuar ato si “thellësisht shqetësuese”.

Ajo konfirmoi se BE-ja ka zhvilluar diskutime të brendshme për mënyrën se si mund të reagojë në rast se SHBA-ja ndërmerr hapa për të marrë kontrollin mbi këtë territor.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika