Mali i Zi thërret ambasadorin rus: Deklaratat e Lukashiçit, “ndërhyrje e papranueshme”

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi reagoi ashpër më 17 nëntor ndaj deklaratave të ambasadorit rus, Aleksandar Lukashiç, duke i cilësuar ato si ndërhyrje të papranueshme në punët e brendshme të vendit.

Ambasadori rus u thirr në Ministri për një bisedë sqaruese, pasi ai kritikoi institucionet malazeze.

Sipas njoftimit zyrtar, Lukashiçit iu transmetua se mesazhe të tilla në të ardhmen do të konsiderohen si veprime qëllimisht armiqësore, ndaj të cilave Ministria do të ndërmarrë masa adekuate në përputhje me normat ndërkombëtare.

Reagimi vjen pas deklaratave të ambasadorit kundër vendimit të Kuvendit për bashkimin e Ushtrisë së Malit të Zi me mekanizmin NATO-NSATU – që ofron ndihmë të sigurisë dhe trajnim për Ukrainën – si dhe komenteve të tij negative për intervistën e presidentit Jakov Millatoviç.

Lukashiç ka akuzuar autoritetet malazeze për “demonizimin e Rusisë” dhe për forcimin e pozicionit të tyre si “shtet armik ndaj Moskës”, duke ndjekur qëndrimet perëndimore.

Ai gjithashtu e cilësoi Malin e Zi si pjesë të “luftës hibride të NATO-s” kundër Rusisë.

MPJ e Malit të Zi i bëri të qartë se vendi nuk do të lejojë cenimin e dinjitetit të institucioneve, duke kërkuar respekt të plotë nga Ambasada e Rusisë.

Po ashtu u theksua se politika e jashtme e Malit të Zi mbështetet në interesat kombëtare dhe strategjike – anëtarësinë në NATO dhe procesin e integrimit në BE – dhe jo në udhëzime të palëve të treta.

Më 12 nëntor, Parlamenti miratoi pjesëmarrjen e ushtrisë malazeze në misionin NSATU në Visbaden, Gjermani, ku do të dërgohen deri në dy pjesëtarë të ushtrisë për të ndihmuar trajnimet për Ukrainën. Vendimi u mbështet nga 44 deputetë, ndërsa pesë votuan kundër dhe dy abstenuan.

Për veç deputetëve të partive në pushtet dhe pakicave, votat pro erdhën edhe nga disa anëtarë të Demokracisë së Re Serbe (NSD), ndonëse një pjesë e këtij subjekti – dikur i afërt me qëndrimet proruse – nuk mori pjesë në seancë. Ndërkohë, partnerët e tyre politikë nga Partia Popullore Demokratike votuan kundër.

Partitë e ish-Frontit Demokratik prej vitesh kanë kundërshtuar anëtarësimin në NATO, kanë kërkuar heqjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqjen e njohjes së Kosovës. Lukashiç i kishte dorëzuar letrat kredenciale presidentit Millatoviç më 9 qershor të këtij viti.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika