Maloku: Abdixhiku e dinte që nga fillimi se “grupi i rebeluar” do të ishte kundër çdo marrëveshjeje me VV-në

Profesori Fadil Maloku ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka ditur që në fillim se brenda partisë kishte kundërshtime ndaj çdo marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke folur në emisionin FIVE” Maloku tha se për këtë kishte pasur paralajmërime të hershme dhe se një pjesë e deputetëve të LDK-së do të ishin kundër një marrëveshjeje me VV-në.

Ai foli edhe për Aleancën, duke pyetur se çfarë e pengon atë që të përfshihet në zgjidhjen e krizës institucionale, nëse, sipas tij, kjo bëhet për interes të shtetit.

“Çka e pengon Aleancën me u fut? Nëse është për interes të shtetit, atëherë pse nuk i jep votat? Jo, i kam gjashtë pika. Kështu po e pamundëson një zgjidhje që është në interes të shtetit”, tha Maloku.

Maloku u shpreh gjithashtu se, përveç VV-së, asnjë subjekt tjetër politik nuk e ka një lider që ai e cilësoi si karizmatik.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika