Manaj: Ligji për Zyrtarët Publikë është kundërkushtetues, këtë ligj e ka kundërshtuar dhe zyra e BE-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Shkëmb Manaj ka thënë se së bashku me shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi kanë dërguar kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se gjatë kësaj të premte së bashku me shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi kanë dërguar kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë në Gjykatën Kushtetuese.

“Në vlerësimin tonë ky ligj është kundërkushtetues në disa aspekte. I kemi ndërtuar argumentet e grupit parlamentar të LDK-së mbi bazën e të cilave ne vlersojmë që ky projektligj është kundërkushetues në disa nene të Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Manaj.

Manaj ka shtuar se neni i parë që kanë ngritur është neni 46 që ka të bëjë me kufizimin e mandateve, përcaktimin për pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues të nënpunësve civilë.

“Mbi këtë bazë ne kemi vlerësuar që ky nen është kundërkushtetues sepse mbi një mijë e 600 nënpunës civilë të nivilit të ulët dhe të mesëm drejtues iu ndërpritet marrëdhënia e punës benda një viti. Të gjitha këto pozita me legjislacionin aktual të shërbimit civil kanë qenë pozita të përhershme në shërbimin civil tashmë bëhen pozita me mandat katërvjeçar”, ka theksuar deputeti Manaj.

Deputeti i LDK-së ka potencuar se këtë ligj e ka kundërshtuar dhe zyra e Bashkimit Evropian sepse ka thënë se është në kundërshtim me të gjitha standardet evropiane.

LDK-ja kërkon nga kushtetuesja interpretimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika