Manaj për Hotin: Jam i bindur se do të jetë për zgjedhjen e Presidentit, sepse Sejdiu është figura e duhur

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka thënë se është i bindur se edhe deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, do ta votojë kandidatin për president, Bekim Sejdiu.

Kjo deklaratë e Manajt vjen pasi Hoti ka shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj kandidaturës së Sejdiut për president.

I pyetur për deklarimet e Hotit dhe nëse mund të ketë masa ndaj deputetëve që nuk e votojnë Sejdiun, Manaj tha se është i bindur se të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

“Unë jam i bindur se të gjithë deputetët do të marrin pjesë në seancë për zgjedhjen e presidentit. Grupi parlamentar është unik, të gjithë deputetët janë në krye të detyrës. Unë jam i bindur se edhe zoti Avdullah Hoti do të jetë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës”, ka deklaruar Manaj.

Ai ka vlerësuar se Bekim Sejdiu është figura e duhur për këtë post, duke thënë se pret që të gjitha organet e LDK-së ta mbështesin kandidaturën e tij.

“Jam i bindur se të gjitha organet e LDK-së do të jenë për kandidaturën e tij”, ka thënë Manaj.

LVV dhe LDK kanë arritur marrëveshje për mbështetjen e Bekim Sejdiut si kandidat të përbashkët për president të Kosovës.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika