Manipuluan pikët e vlerësimit e favorizuan 7 persona, ngrihet aktakuzë kundër tre personave në Trepçë

Prokuroria në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për manipulimin e procedurave të rekrutimit në Trepça SH.A. Ata akuzohen se favorizuan shtatë persona duke shkelur rregullat ligjore të vlerësimit të kandidatëve.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, A.H., E.M., dhe B.A., për cenim të të drejtave të punësimit dhe papunësisë në Ndërmarrjen Trepça SH.A.

Sipas akuzës, të pandehurit, si anëtarë të komisionit të rekrutimit në minierën Trepça në janar 2020, kanë shkelur procedurat ligjore për rekrutimin e punëtorëve, duke manipuluar pikët e vlerësimit dhe favorizuar shtatë persona. Sipas Prokurorisë, ky veprim ka rezultuar në mohim të të drejtave të tjera kandidatëve për punësim në kushte të barabarta.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve A.H., E.M., dhe B.A., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë“, nga neni 219 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Të pandehurit, në janar të vitit 2020, si anëtar të komisionit për pranimin e punëtorëve të minierën e Trepça SH.A., në bashkëkryerje dhe me dashje kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke mos përfillur procedurat e rekrutimit të përcaktuara sipas udhëzimit administrativ të MPMS lidhur me rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik.

Të njëjtit, kanë shkelur rregulloren e vlerësimit gjatë intervistimit me gojë të kandidatëve, ashtu që në vend të vlerësimit për çdo pyetje të saktë me njëzet (20) pikë siç rregullohet në udhëzim administrativ, në rastin konkret të pandehurit i kanë vlerësuar kandidatët me nga njëzetepesë (25) pikë për pyetje në total me mbi njëqind (100) deri treqind (300) pikë, duke i sistemuar në vende pune dhe themeluar marrëdhënie të punës me shtatë (7) persona, dhe me këtë veprim kandidatëve tjerë u ka mohuar të drejtën për punësim dhe kushte të njëjta ashtu siç parashihet me ligj. Me këto veprime, të pandehurit A.H., E.M., dhe B.A., kanë kryer veprën penale e cila u vihen në barrë. Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t`i shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe t`i dënojë sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika