MAPL reagon ndaj LDK-së: Janë nënshkruar 65 marrëveshje me Komunat

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka reaguar pas konferencës së LDK-së përgjatë të shtunës, duke thënë se 65 marrëveshje janë nënshkruar nga një fond shuma totale e së cilit ishte 10.5 milionë euro

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se në gjysmën e parë të këtij viti janë nënshkruar 65 marrëveshje me komunat.

Një reagim i tillë vjen pas konferencës së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) të shtunën, përmes së cilës e quante qeverinë në pushtet sikurse “Qeveria e zero projekteve” duke ngulur këmbë se ajo nuk kishte shfrytëzuar mjaftueshëm buxhetin për investime kapitale.

“Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar komunave. Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit”, ka shkruar MAPL, në Facebook.

Në një konferencë për media, Xhafer Tahiri, ish-kryetari i Vushtrrisë dhe njëherësh, antëtari i LDK-së, kishte numëruar shfrytëzimet e buxhetit për shpenzime kapitale nëpër sektorë të ndryshëm, duke theksuar se asnjëra nga ministritë nuk e ka shfrytëzuar potencialin e saj.

“Bazuar në të dhënat 6 mujore, LDK-ja me shifra konkrete po prezanton paaftësinë e Qeverisë. Është skandal që Qeveria e Kosovës e ka zero investimin e kapitaleve përgjatë gjysmës së parë të vitit 2022”.

Përkrah Tahirit, prezente ishte edhe Jehona Lushaku, nga Forumi i Gruas në LDK.

Ajo ka thënë se  mospërdorimi i buxhetit nga ana e Qeverisë tregon se Qeveria në fjalë nuk e përdor buxhetin që ka për të adresuar nevojat jetike për qytetarët. Si rrjedhojë, ajo “dëshmon se është e paaftë dhe do të mbetet Qeveri e zerove”.

LDK kritikon Qeverinë: Katër ministri nuk e kanë realizuar fare buxhetin për investime kapitale

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika