Maqedonci: Liria që gëzojmë ka themel gjakun e shumë atdhetarëve

"Liria që gëzojmë sot ka themel gjakun e shumë atdhetarëve të rënë përgjatë gjithë etapave të historisë"

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çekun, deputetë e ish të burgosur polikë kanë nderuar dëshmorët e demonstratave të 27 dhe 29 marsit të viti 1989.

Maqedonci ka thënë se liria që gëzojmë ka themel gjakun e shumë atdhetarëve të rënë përgjatë etapave të historisë.

“Sot së bashku me ministrin Çeku, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ish të burgosurit politikë, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarë, nderuam dëshmorët e demostrantave të 27 dhe 28 marsit 1989. Demonstratat gjithëpopullore të vitit 1989 ishin vazhdimësia e rezistencës së popullit të Kosovës në përpjekjen e tij për liri dhe të drejta të barabarta.

Brenda këtyre dy ditëve nga plumbat e pushtuesit ranë dëshmorë 25 demostrues dhe u plagosën qindra të tjerë, kryesisht të rinj dhe të reja nga të gjitha anët e Kosovës. Liria që gëzojmë sot ka themel gjakun e shumë atdhetarëve të rënë përgjatë gjithë etapave të historisë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

 

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika