Maqedonci për takimin e Këshillit të Sigurisë në Serbi: Shqetësuese pjesëmarrja e komandantëve të dyshuar për sulmin në Banjskë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përdorur si pretekst të thirrjes së kësaj mbledhje, sulmin terrorist në Moskë, por ajo çfarë është shqetësuese në përbërjen e këtij Këshilli, është prezenca e Komandantit të Brigadës 63 të Parashutistëve dhe Brigadës 72 të Operacioneve Speciale, formacione ushtarake këto që dyshohet që kanë realizuar përgatitjen dhe trajnimin e qindra anëtarëve të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile/Brigada e Veriut”, e të cilët më pas morën pjesë në sulmin terrorist të 24 shtatorit, në fshatin Banjskë të Zveçanit, tha ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ejup Maqedonci, minister i Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci teksa ka komentuar takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, ka thënë se ky takim është thirrur me urgjencë nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, vetëm dy ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri publike lëvizjet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

Ministri u shpreh se përveç anëtarëve të përhershëm, kanë marrë pjesë edhe Nenad Zoniq, Komandant i Brigadës 63 të Parashutistëve; Miroslav Talijan, Komandant i Brigadës 72 të Operacioneve Speciale, Tioslav Jankoviq, Shef i Drejtorisë së Operacioneve (J-3), Dusko Zarkoviq Komandant i Forcave Ajrore dhe Milosav Simoviq, Komandant i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Serbisë (FAS).

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përdorur si pretekst të thirrjes së kësaj mbledhje, sulmin terrorist në Moskë, por ajo çfarë është shqetësuese në përbërjen e këtij Këshilli, është prezenca e Komandantit të Brigadës 63 të Parashutistëve dhe Brigadës 72 të Operacioneve Speciale, formacione ushtarake këto që dyshohet që kanë realizuar përgatitjen dhe trajnimin e qindra anëtarëve të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile/Brigada e Veriut”, e të cilët më pas morën pjesë në sulmin terrorist të 24 shtatorit, në fshatin Banjskë të Zveçanit”, shkroi Maqedonci.

“Ky takim është thirrur me urgjencë nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, vetëm dy ditë pasi kryeministri i Republikës së Kosovës kishte denoncuar publikisht provokimet e njësive të specializuara të FAS në afërsi të kufirit me Kosovën dhe një ditë pasi ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i ka bërë të qartë Serbisë se janë duke monitoruar lëvizjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën dhe se përdorimi i forcës do të ishte i pa pranueshëm”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika