Maqedoni: Arrihet marrëveshja mes Qeverisë dhe SASHK-ut

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë, Jovanka Trançevska, ka thënë se në bisedimet e djeshme me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, është arritur marrëveshje për rritje prej 12 për qind të pagës për punonjësit në arsim

Jovanka Trançevska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë, Jovanka Trançevska, tha se në bisedimet e djeshme me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, rreth grevës së arsimit që po zhvillohet në vend, është arritur marrëveshje për rritje prej 12 për qind të pagës për punonjësit në arsim dhe përkujdesje të fëmijëve, si dhe janë dakorduar kushtet për marrëveshje kolektive.

Trençevska, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook‘, ka njoftuar se është arritur marrëveshja ndërmjet Qeverisë dhe SASHKU-ut, që nga e mërkura e 26 prillit të vazhdojë mësimi dhe puna e çerdheve.

Ajo ka shkruar se kjo marrëveshje përfshin rritjen e pagave për 12 për qind, e cila do të zbatohet me ribalancimin e buxhetit, si dhe thekson se do të ketë rritje të vazhdueshme të pagave në arsim.

”Është arritur marrëveshje për 12 për qind rritje të pagave, me pagën e qershorit, pas rishikimit të buxhetit. Është biseduar edhe për K15 që do të paguhet në vitin 2023 dhe që do të jetë pjesë e marrëveshjes së përgjithshme kolektive, si dhe për metodologji të re që do të jetë pjesë e marrëveshjes së përgjithshme, ndërsa më tej do të pasqyrohet në marrëveshjet kolektive të degëzuara, që do të thotë rritje e vazhdueshme e pagave në arsim dhe në mbrojtjen e fëmijëve”, ka shkruar Trençevska.

Ndër të tjerash, në njoftim thuhet se Qeveria dhe SASHK-u janë pajtuar që subjekti i marrëveshjes kolektive të përfshijë pagesën e rregullt të regresionit të pushimeve, gjegjësisht, K-15, i cili do të fillojë të paguhet nga viti 2023, pasi të jetë nënshkruar më parë në marrëveshjen e përgjithshme kolektive me sektorin publik.

Greva e arsimit në Maqedoni ka filluar më 10 prill 2022, pasi SASHK-u i ka kërkuar Qeverisë ngritjen e pagave për 18.4 për qind.

Gjatë javës së kaluar, Ministria e Arsimit ka bërë ofertën e rritjes së pagave për 10 për qind, ofertë të cilën SASHK-u e ka refuzuar duke mbajtur qëndrimet se rritja e pagave duhet të jetë për 18.4 për qind.

Maqedoni: SASHK-u vazhdon grevën në arsim

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika