Marrëveshja BE-Serbi, Bieber: Zgjerimi i BE-së ka vdekur

Politologu dhe profesori në ‘Universitetin e Grazit’, Florian Bieber, është deklaruar rreth marrëveshjes në mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë në lidhje me litiumin.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje më shumë u shërben interesave të BE-së sesa vlerave të saj. Kështu sipas tij, zgjerimi i BE-së “ka vdekur”.

“Mesazhi do të dëgjohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një marrëveshje që i shërben BE-së është më e rëndësishme se vlerat. Me një qasje të tillë, zgjerimi i BE-së ka vdekur”,  ka shkruar ai, ndër të tjera.

Tutje ai përmendi edhe protestat e vitit 2021 që ndaluan përpjekjet për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Serbia do të bëhet qendër e furnizimit evropian me litium dhe me bateri. Kancelari gjerman Olaf Scholz, nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan dje në Beograd një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive, veçanërisht për makinat elektrike.

Marrëveshja mes Serbisë dhe BE-së ka një vlerë prej disa miliardë eurosh.

 

Scholz në Beograd: Litiumi është po aq i rëndësishëm sa nafta dikur

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika