Marvel konfirmon 6 filma dhe shfaqje që do të vijnë këtë vit

Marvel Studios (MCU) është në epokën e zgjerimit për sa i përket shfaqjes së filmave të saj përtej ekranit. Pasi bëri një pushim në vitin 2020 për shkak të pandemisë, Marvel Studios ka qenë në zhvillim që atëherë pasi prezantoi një mori projektesh dhe personazhesh të rinj.

MCU ka një plan emocionues në vitin 2022 pasi ka një përzierje të personazheve të rinj dhe atyre që kthehen nga ekskluziviteti me pjesë të filmave të rinj.

Edhe pas paraqitjes së gjithsej nëntë projekteve në 2021, Marvel Studios nuk do të shtypë butonin e pauzës sa më shpejt që të jetë gati të prezantojë më shumë përmbajtje në 2022. Fillimisht, “Secret Invasion” në bashkpunim me Disney, shfaqja e drejtuar nga Samuel L. Jackson ishte planifikuar Më 2023, por është konfirmuar se seriali i animuar do të ketë premierë në Disney+ diku këtë vit.

Gjatë një ngjarje të veçantë në Tajlandë, Marvel konfirmoi zyrtarisht gjashtë filmat aksion dhe seritë origjinale të planifikuara për premierë në 2022.

Doctor Strange in Multiverse of Madness

Filmat e MCU-së të këtij që do të zënë skenën qendrore në ekranin e madh janë “Doctor Strange in Multiverse of Madness”, i cili do të shfaqet më 6 maj, e që është filmi më i afërt i këtij viti nga Avengers.

Filmi tjetër që do të vijë këtë vit është “Thor: Love and Thunder”, që shfaqet më 8 korrik, pas një pritje të gjatë nga filmi i pjesës së dytë “Thor: Ragnarok”, që u publikua pesë vjet më parë. Filmi sheh Chris Hemsworth, Natalie Portman dhe Tessa Thompson të kthehen në rolet e tyre dhe, këtë herë. Surpriza e këtij filmi do të jetë aktori Chris Pratt që do të shfaqet gjithashtu në filmin e ri të Thor. Nuk dihet se sa rol do të ketë ai, por të paktën ai do të jetë në film.

Thor: Love and Thunder

Ndërsa filmi që mori mjaftueshëm shikime, do vij përsëri edhe në kinemat tona është “Black Panther: Wakanda Forever”, që do të shfaqet më 11 nëntor. Nga vdekja e trishtuar dhe e parakohshme e Chadwick Boseman, që kishte rolin kryesor, është e vështirë të dihet se si do ta trajtojë ngjarjen në film.

Black Panther: Wakanda Forever

Gjithashtu, Disney+ do të prezantojë heronj të rinj në grup të MCU-së, derisa pritet filmi Moon Knight me aktor Oscar Isaac, film ky që do të shfaqet më 30 mars. Marvel publikoi një trailer për serialin e tyre të ardhshëm në bashkëpunim me Disney+, moment i shumëpritur për ata që i duan serialet komike të Marvel. Filmi do të shfaqet më 8 qershor.

Moon Knight

Filmi i rradhës është “She-Hulk” me personazhin kryesor të Tatiana Maslany, i cili nuk ka datë të caktuar por, do të shafqet gjithashtu këtë vit. Kjo do të mbajë një pjesë thelbësore të fazës së katërt të Universit Kinematik Marvel.

She – Hulk

Në një bashkëpunim me Disney, Secret Cinema dhe Marvel Studios, është njoftuar zyrtarisht për një përvojë të re kinematografike gjithëpërfshirëse të frymëzuar nga Guardians of the Galaxy Vol. 2.

Guardians of the Galaxy: The Live Immersive Experience

Shfaqja e ngjarjes, e titulluar “Guardians of the Galaxy: The Live Immersive Experience”, është vendosur të transportojë fansat në një aventurë kozmike duke filluar këtë verë në Londër, duke i lejuar fansat të bashkohen me Ravagers për një aventurë të mbushur me aksion në kërkim të pasurive galaktike dhe fama ndërplanetare. Biletat për ngjarjen kanë dalur në shitje zyrtarisht në orën 10:00 më 14 mars.

Në vitin 2021, MCU kishte ofruar gjithashtu projekte yjore si “Black Widow”, “Shang-Chi” dhe “Legend of the Ten Rings”, “Eternals”, dhe në fund, “Spider-Man: No Way Home”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika