MASHTI propozon alternativë tjetër për pagesat e mësimdhënësve

Shqyrtimi i mundësisë së pagesës në avancë është propozimi që MASHTI i ka dhënë Ministrisë së Financave. Përpos kësaj, ministrja Nagavci ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit ka nxjerrë vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023, vendim sipas të cilit parashihet se ditët e humbura përgjatë grevës në arsim do të kompensohen të shtunave deri në janar të vitit 2023

Objekti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI)





Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) i ka propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që kjo e fundit të shqyrtojë mundësinë e pagesës në avancë për mësimdhënësit, përkatësisht për pagesën e muajit tetor.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se tetë ditë të mësimit të pambajtura për klasat parafillore dhe klasat (1-8) sipas UA-05/2022 për Kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 do të mbahen ditëve të shtune.

“Në muajin Tetor, 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022, në muajin Nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022, në muajin Dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022 dhe në muajin Janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023”, ka shkruar Nagavci.

Gjersa ka treguar se mësimdhënësit të cilët kanë filluar mësimin para tre tetorit obligohen të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës në mënyrë që gjysmëvjetori i dytë të fillojë më datën 06.02.2023, Nagavci ka thënë se propozimi për mundësinë e pagesës në avancë është bërë në saje të bindjes se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e Vitit Shkollor dhe do të kryejnë punën.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e përkushtuar për zbatimin e Ligjit për Grevën, i cili përveç të tjerash parasheh edhe pezullimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve nga kontrata e punës, përfshirë edhe të drejtën e pagës për ditët e grevës. Megjithatë, duke qenë të bindur se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e Vitit Shkollor dhe do të kryejnë punën, dhe duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre janë vënë në lajthitje ose kanë pasur paqartësi rreth dispozitave ligjore, i kemi propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avancë, ashtu që familjet e mësimdhënësve të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor”, ka shkruar Nagavci.

Krahas kësaj, ajo ka deklaruar se zbatimin e këtij vendimi do ta mbikëqyrë Inspektorati i Arsimit.





Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika