Matt Damon sjell dokumentarin “Kiss the Future” në Berlinale

Duke sjellë pamje të shkurtra nga kolapsi i Jugosllavisë, dokumentari “Kiss the Future” i regjisorit Nenad Cicin-Sain u shfaq premierë në Berlinale

Producenti Matt Damon, Adam Clayton dhe Bono i U2, skenaristi Bill S. Carter dhe Mirsad Purivatra marrin pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar 'Kiss the Future' në Festivalin e 73-të Ndërkombëtar të Filmit Berlinale në Berlin, Gjermani, 19 shkurt 2023

Duke sjellë pamje të shkurtra nga kolapsi i Jugosllavisë, dokumentari “Kiss the Future” i regjisorit Nenad Cicin-Sain u shfaq premierë në Berlinale, të dielën më 19 shkurt.

Producent të projektit janë yjet e hollywoodit, Matt Damon dhe Ben Affleck, dhe ai vjen i bazuar në librin me kujtime të punëtorit humanitar me origjinë amerikane, Bill Carter.

Libri titullohet “Fools Rush in: A Memoir”. Dokumentari e rrëfen historinë e Carterit i cili e realizoi një intervistë me vokalistin e grupit “U2”, Bono, dhe e bindi atë të ndihmonte në rritjen e ndërgjegjësimit global për ngjarjet që po ndodhnin në Sarajevë.

Në konferencën për media të organizuar pak para premierës së filmit në Berlinale, Damon, e lavdëroi ekipin prapa realizimit të tij për faktin se i kishin ofruar bashkëpunim në ekranizimin e një historie të jashtëzakonshme.

“Ne nuk mund ta besonim se kjo ishte e vërtetë dhe që këta njerëz të jashtëzakonshëm treguar gatishmëri që t’iu ndihmonim në rrëfimin e kësaj historie”.

Ekspertja e muzikës, Vesna Andree Zaimovic, tha se gjatë xhirimit të dokumentarit ajo ishte ende duke punuar në menaxhimin e stresit post-traumatik, dhe se kjo përvojë ishte shumë e dhimbshme, shumë emocionale por edhe një lloj procesi i shërimit.

Edicioni i 73-të i Festivalit të filmit në Berlin përmbyllet më 26 shkurt.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika