Mbahen konsultimet politike në mes të MPJD-së të Kosovës dhe asaj të Holandës

Në konsultimet politike në mes të MPJD-së të Kosovës dhe të Holandës u diskutua për procesin e integrimit të Kosovës në organizata tjera ndërkombëtare

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) ka mbajtur konsultimet politike të hënën në Hagë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës.

Kjo mbledhje në mes të dy dikastereve u mbajt nën drejtimin e zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti dhe zëvendësministres, Anita van den Ende.

“Përgjatë konsultimeve u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive të të dyja vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë për lehtësimin e mëtutjeshëm të këtyre zhvillimeve”, thuhet në njoftim.

Zëvendësministri Ahmeti falënderoi zëvendësministren Ende për mbështetjen e Holandës ndaj Kosovës në kalimin e fazës së parë në Këshillin e Evropës.

Poashtu në këtë takim u diskutua edhe për procesin e integrimit të Kosovës në organizata tjera ndërkombëtare.

Përveç tjerash thuhet se u diskutua edhe për agresionin e paprovokuar të Rusisë mbi shtetin e Ukrainës dhe rëndësinë e vendosjes së sanksioneve kundër saj.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika