Mbërrijnë 6 mijë tonë grurë nga Ukraina në Shqipëri

Të mërkurën e 10 gushtit kanë mbërritur 6 mijë tonë grurë nga Ukraina në Portin e Durrësit në Shqipëri përmes anijes “Jaohar Ranim”

Ilustrim

Të mërkurën e 10 gushtit kanë mbërritur 6 mijë tonë grurë nga Ukraina në Portin e Durrësit në Shqipëri, rreth orës 08:37.

6 mijë tonë grurë kanë mbërritur me anijen “Jaohar Ranim”, e cila ishte nisur nga Izmaili i Ukrainës. Ky port është porti më i madh ukrainas në Odesa.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se anija “Jaohar Ranim” ishte ngarkuar me grurë më 28 korrik.

Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën ka shkatuar probleme ekonomike ndërkombëtare, përfshirë këtu dhe furnizimet me grurë dhe lëndë të tjera nga Ukraina, të cilat janë ndërprerë për shkak të tensioneve.

Të dielën e 7 gushtit, katër anije të tjera që transportonin drithëra dhe vaj luledielli janë larguar nga portet e Ukrainës nëpërmjet një korridori të sigurt detar. Miliona tonë drithë kanë ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadave ruse, duke çuar në mungesa dhe çmime më të larta të ushqimeve në vende të tjera.

Katër anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina, rriten shpresat për stabilitet të eksportit

Ndërsa, të hënën e 8 gushtit, dy anije të tjera që transportonin misër dhe sojë janë nisur nga portet ukrainase të Detit të Zi për në Turqi dhe Itali.

Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen muajin e kaluar, pas paralajmërimeve se ndalimi i dërgesave të drithërave, të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës, mund të çojë në mungesa të mëdha ushqimore dhe madje edhe në shpërthime të urisë në pjesë të botës.

Ukraina nis dy anije me grurë për në Turqi dhe Itali

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika