Mbi 180 mijë bashkatdhetarë i janë përgjigjur regjistrimit të popullsisë, njofton MPJD

Deri më tani janë regjistruar 180 mijë pjesëtarë të diasporës, 50 mijë prej të cilëve janë regjistruar direkt në platformën online e-diaspora

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 180 mijë pjesëtarë të diasporës, 50 mijë prej të cilëve sipas saj, janë regjistruar direkt në platformën online e-diaspora.

Gashi ka folur për formularin online dhe format e tjera fizike, që mundësojnë regjistrimin e popullsisë për banorët që nuk janë rezidentë në Kosovë.

“Formularin online, e cila është risia në kuadër të këtij regjistrimi online për herë të parë në Republikën e Kosovës dhe është forma fizike që familjarët e tyre mund ta mbushin në kuadër të regjistrimit. Regjistrimi i popullsisë me inkuadrimin e diasporës edhe në formë digjitale ofron një pasqyrë më gjithëpërfshirëse për kushtet sociale të qytetarëve tonë që jetojnë jashtë vendit”, është shprehur Gashi.

Zëvendësministrja bëri të ditur se bashkatdhetarët të cilët nuk kanë numër personal të Republikës së Kosovës, mund ta ofrojnë numrin personal të vendit ku jetojnë.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që ta regjistrojnë veten dhe familjen e tyre dhe po ashtu të adresojnë pyetje për paqartësi që mund t’i kenë rreth platformës e-diaspora apo edhe në kuadër të ASK-së.

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë ka filluar nga pesë prilli i vitit 2024 dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të po të njëjtit vit.

Mbi gjysmë milioni qytetarë janë regjistruar në dy javët e para në Kosovë, në procesin e regjistrimit të popullsisë, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës në një konferencë për media këtë të hënë të 22 prillit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika