Mbi 2 orë takim trepalësh në Bruksel

Janë bërë mbi 2 orë që kur ka filluar takimi i përbashkët në Bruksel

Janë bërë më shumë se dy orë qëkur delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, të kryesuara nga Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kanë filluar takimin e përbashkët në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak.

Ende nuk ka ndonjë njoftim se a ka përfunduar takimi.

Paraprakisht, Lajçak priti veç e veç Bislimin dhe Petkoviqin.

Bashkimi Evropian paralajmëroi një ditë më herët se do të shtojë trysninë mbi dy vendet për të zbatuar marrëveshjen e arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve.

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi për REL se “nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë që janë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka theksuar se është domosdoshmëri që të arrihet një pajtim sa i përket zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, me të cilën, ndalohet qarkullimi i dinarit.

Osmani: Është arritur pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për dinarin

Osmani para mediave ka thënë se për një pjesë të propozimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar, ka pajtueshmëri.

Ndërsa, javën e kaluar, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi ta pezullojë rregulloren e BQK-së, derisa BE-ja, SHBA-ja dhe Qeveria e Kosovës të gjejnë një zgjidhje afatgjate, siç do të ishte transferimi elektronik i eurove përmes sistemit të Kosovës.

Një ditë më parë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka paralajmëruar se BE-ja se do të vazhdojë presionin mbi dy vendet për të zbatuar marrëveshjen e arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve.

Pas një viti nga arritja e kësaj marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell ka theksuar se, ndryshe nga pritjet, zbatimi i marrëveshjes nuk është bërë.

Një vit nga Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Tashmë kanë kaluar 365 ditë qëkur Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen në Ohër, për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika