Mblidhet Grupi Koordinues Ndërministror kundër dhunës në familje

Grupi koordinues ndërministror kundër dhunës në familje ka mbajtur takimin e radhës, të kryesuar nga Zëvëndësministrja e Drejtësisë, Nita Shala. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të ndërmerren veprime konkrete ndaj fenomenit të dhunës ndaj grave dhe vajzave, njëherësh, edhe ndaj dhunës në familje

(Në të majtë) Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala( në të djathtë)

Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar që të ndërmerren veprime konkrete ndaj fenomenit të dhunës ndaj grave dhe vajzave, njëherësh edhe ndaj dhunës në familje. Sipas Haxhiut, lufta ndaj dhunës në familje, grave e vajzave, mbetet një luftë pa kompromis.

Grupi koordinues ndërministror kundër dhunës në familje ka mbajtur takimin e radhës të mërkurën, kryesuar nga Zëvëndësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

Pjesë e grupit koordinues ndërministror ishin përfaqësues nga policia, prokuroria, mbrojtësit e viktimave, gjykata, Minsitria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjensia për Barazi Gjinore, Avokati i Popullit, dhe përfaqësues të institucioneve partnere ndërkombëtare e organizatave të shoqërisë civile.

Gjithashtu, pjesë e grupit koordinues ndërministror ishte edhe Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila ka diskutuar mbi zhvillimet drejt hartimit të projekt-Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, bën të ditur Ministria e Drejtësisë.

Ky grup ka adresuar raportet mbi progresin e zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, është raportuar mbi punimet e Grupit të Përgjigjes Emergjente dhe hapave drejt krijimit të Komisionit Profesional, i cili do të bëjë analizën e dakorduar nga anëtarët e Grupit të Përgjigjes Emergjente.

Ndërkaq, u diskutua edhe mbi databazën për mbrojtje nga dhuna në familje, rëndësinë dhe potencialin e saj dhe njëherësh, edhe për planifikimin e fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika