Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Antarët e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen të premten për të diskutuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara të Kuvendit si dhe propozimet e rendit të ditës për seancën plenare të radhës. Në pikat e diskutueshme për seancën e ardhshme hyjnë interpelanca me ministrin Hekuran Murati lidhur me rishikimin e buxhetit dhe rritjen e pagave në sektorin publik si dhe interpelanca me Kryeministrin Kurti për çështjen e Martin Berishaj

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet të premten me fillim nga ora 13:00.

Siç thuhet në faqen zyrtare të Kuvendit, në rend dite përfshihen pikat e mbetura nga seancat e kaluara të Kuvendit. Njëherit, në rend dite hynë edhe propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.

Bazuar në njoftim, bëhet fjalë për pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 8 dhe 15 qershor, pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 6, 7 prill dhe 7 qershor, pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur 20 prill, pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme e mbajtur më 26 prill dhe pikat e papërfunduara nga seanca e 4 majit.

Ndërkaq, lidhur me propozimin e rendit të ditës për seancën plenare të re hyjnë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, votimi në parim i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”, Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,Albin Kurti në lidhje me çështjen: ”Përgjegjësia e tij në raport me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj”.

‘VII. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. 3.Pyetjet parlamentare,
  4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
  5. Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”,
  6. Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në lidhje me çështjen: ”Përgjegjësia e tij në raport me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj”,
  7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,
  10. Emërimi i kryesuesit dhe i një (1) anëtari të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, thuhet në njoftim.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të mbajtur të enjten, Kryeministri Albin Kurti, me kërkesë të opozitës, morri pjesë për të raportuar lidhur me kidnapimin e tre policëve në veri të vendit nga forcat policore serbe.

Kurti ka kërkuar përgjegjësi ndaj KFOR-it, në lidhje me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë nga xhandarmëria e Serbisë.

Ai ka thënë se KFOR-i nuk duhet të heshtë ndaj hyrjes në territor të Kosovës, nga ushtria speciale e Serbisë, veprim i cili sipas tij është shkelje e marrëveshjes së Kumanovës.

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar në zonën kufitare në veri të Kosovës, ka njoftuar Policia e Kosovës, më 14 qershor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan të enjten lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe. Ky qëndrim u shpreh nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në konferencën e përditshme për shtyp.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”. Në...

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika