Mblidhet NATO-ja, Rutte: Rusia po përgatitet për konfrontim afatgjatë

Një numër ministrash të Jashtëm perëndimorë janë mbledhur për një takim në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në një tryezë të rrumbullakët, ministrat e jashtëm të NATO-s, pritet të flasin për bisedimet e vazhdueshme të paqes, si dhe çështjet e mbrojtjes, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Rusia po përgatitet për konfrontim afatgjatë.

Rutte thotë se Rusia “vazhdon të testojë parandalimin tonë” dhe “ne përballemi me rreziqe reale dhe të qëndrueshme”.

Ai ka thënë po ashtu se Rusia ka shkelur hapësirën e ajrore të NATO-s me avionë luftarakë dhe dronë, ka kryer sabotim dhe ka dërguar anije spiune në ujërat e saj.

“Këto veprime janë të pamatura dhe të rrezikshme. Rusia po punon ngushtë me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin për të prishur shoqëritë tona dhe për të shqyer rregullat globale”, thotë ai, dhe po “përgatiten për konfrontim afatgjatë”.

Rutte vlerëson se vendet e NATO-s po rrisin investimet në mbrojtje, por se të gjithë duhet të tërheqin peshën e tyre.

Ai shtoi se Ukraina “ka nevojë për mbështetjen tonë më shumë se kurrë”, pasi dimri po vjen dhe sulmet ruse vazhdojnë.

 

 

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika