Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se sot, e hënë, në ora 17:00 do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Mediat do të kenë mundësi të marrin pamje vetëm në fillim të mbledhjes, gjatë fjalës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pas kësaj, Këshilli i Përgjithshëm do të vazhdojë punimet pa praninë e gazetarëve.